Kush janë pseudoopozitarët sipas Albin Kurtit?

Aktuale July 10, 2018 - 09:32
Ja kush janë pseudoopozitarët sipas Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se Qeveria “Haradinaj” është shumë e dobët, por ai thotë se opozita nuk po tenton që ta rrëzojë qeverinë.

Sipas Kurtit, lakmia për mandatin e deputetit dhe frika prej temave të rëndësishme për Kosovën, i bën deputetët e Partisë Socialdemokrate dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës jenë pseudoopozitarë.

LEXO EDHE: Kurti: ''Pseudoopozitarët'' s’po e rrëzojnë Qeverinë

“Qeveria është shumë e dobët, por edhe në opozitë kemi shumë pseudoopozitarë. Disa prej tyre kanë frikë të shkojnë në zgjedhje sepse nuk e kalojnë pragun dhe mbeten pa mandate e pa benefitet ekonomike e shoqërore që përfitojnë duke qenë deputetë. Disa të tjerë duan të presin që kjo Qeveri të vërë në jetë “Zajednicën”, duan që Thaçi ta kryejë dialogun me Serbinë, sepse u tremben këtyre temave nëse vijnë vetë në pushtet. Pra, lakmia e tyre personale për mandatin e deputetit dhe frika prej temave të rëndësishme për Kosovën i bën këta pseudoopozitarë t’ia zgjasin jetën një qeverie kaq të dobët, edhe pse kjo do të thotë shumë dëm dhe shumë kosto për Kosovën. Opozitarë veç në emër që e mbajnë këtë Qeveri veç në një këmbë”, ka deklaruar Kurti. /Zëri/