Përgjaket gazetari serb që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviqit (FOTO)

Aktuale July 09, 2018 - 23:57
Detajet

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq, i cili është duke hetuar rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, është rrahur fizikisht nga një person në një lokal nate në Serbi, raporton Periskopi.

Cvetkoviq është gjakosur pasi është goditur në kokë me një shufër metalike.

Kjo rrahje ka ndodhur dy ditë pasi policia serbe i kishte hequr atij sigurinë, pasi Cvetkoviq ndihej i kërcënuar, raporton Periskopi, marrë nga Danas.

“ Sulmuesi donte të më vriste, gjithçka do të tregojë në një konferencë për shtyp” ka thënë ai.

Cvetkoviq është larguar menjëherë për në spital nga një ambluancë.

Kujtojmë që Cvetkoviq ishte zhdukur ditë më parë, dhe më pas ishte shfaqur shëndosh e mirë në një konferencë shtypi me autoritetet serbe.

Gazetari serb është intervistuar dhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.