Bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Lekaj tregon arsyen

Aktuale July 09, 2018 - 21:00
Fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj kanë rënë reshje të mëdha të shiut me c`rast nga uji është bllokuar një pjesë e magjistrales Prishtinë- Ferizaj, shkruan “Zëri.info”.

Lidhur me këtë ngjarje është deklaruar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Sipas tij reshjet e shiut kanë ndikuar në mbylljen e një pjese të kësaj magjistraleje.

“Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që magjistralja Prishtinë - Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit. Sipas informatave të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së "drenazhes" (vijave kulluese të brezit rrugor) dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

LEXO EDHE: Rrëshqet sasi e madhe e dheut në Veternik

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kompania përzgjedhëse për mirëmbajtjen në këtë pjesë është në vendin e ngjarjes dhe po intervenon në pastrimin e zonës.

“Kompania e mirëmbajtjes që është e përzgjedhur për këtë pjesë, është në vendin e ngjarjes dhe po intervenohet për të mundësuar pastrimin e zonës së përmbytur. Ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë rregullat e mbrojtjes së brezit rrugor, ndryshe inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës do të udhëzohet të dalë në teren për të parë nga afër kyqjet në këtë pjesë”, ka përmbyllur Lekaj postimin. /ZËRI

 

Image

Image