Identifikohen personat që po shantazhojnë familjet e pjesëtarëve serbë të FSK’së

Aktuale July 09, 2018 - 19:34
Detajet

Zëvendësministri i FSK’së, Agim Çeku thotë se janë identifikuar shantazhuesit e pjesëtarëve serbë të policisë së Kosovës.

Sipas tij, më i madh se interesimi për t’u larguar nga FSK-ja, është ai për t’u bërë pjesë e saj.

Gjatë një bisede për Frontal, Çeku ka thënë se ka për çdo ditë kërkesa të serbëve për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

LEXO EDHE: Haradinaj i kërkon mbështetje Britanisë për transformimin e FSK-së në FAK

Po ashtu zv.ministri ka bërë me dije pjesëtarët serbë të FSK’së shantazhuar nga Beogradi po vazhdojnë të shkojnë në punë.

Duke folur për ndikimin e Beogradit, Çeku ka thënë se janë identifikuar personat që po u  bëjnë presion familjeve serbe t’i largojnë fëmijët e tyre nga FSK’ja. Numri dy i FSK’së, ka bërë me dije se organet e rendit po merren me ta.