Hoti i reagon Kadri Veselit: Je i frustruar dhe i dobët si lider

Aktuale July 09, 2018 - 18:12
Detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeparlamentarit Kadri Veseli lidhur me proceset politike në vend. Sipas Hotit këto procese duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit e jo nga partitë politike, raporton “Zëri.info”.

Tutje Hoti ka përmendur edhe mundësinë e zgjedhjeve në vend ku sipas tij janë të nevojshme dhe se fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk është kontribuuese në këtë situatë.

LEXO EDHE: LDK reagon për deklaratën e Veselit: Tash e pranuan se PDK e nisi mocionin për Qeverinë Mustafa

Ja postimi i plotë i tij:

Proceset shtetërore në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Prandaj e kemi shpallur Kosovën shtet, për të pasur institucione që e udhëheqin atë, e jo ekipe politike.

Nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve.

Rrugë tjetër nuk ka. Hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës. Përkundrazi, tregon frustrim, dobësi lidershipi dhe dështim. /ZËRI