Thaçi dhe Rama takohen në Ankara (Foto)

Aktuale July 09, 2018 - 17:50
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar në Ankara, ku po marrin pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoëan, raporton "Zëri.info".

Me ftesë të presidentin turk, Thaçi dhe Rama janë duke qëndruar në Ankara, ku sot pasditen e vone pritet te filloje ceremonia e Inaugurimit të presidentit turk.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Thaçi mbërrin në Turqi për të marrë pjesë në inagurimin e Erdoganit

Ceremonia e inagurimit do të mbahet pasi Erdoëan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoëan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoëan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial. /ZERI

Image