Thaçi mbërrin në Turqi për të marrë pjesë në inagurimin e Erdoganit

Aktuale July 09, 2018 - 17:12
Detajet

Presidenti Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë që do të mbahet në Rezidencën Presidenciale.

Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, shkruan AA.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në të njëjtën ceremoni.

LEXO EDHE: E konfirmuar: Thaçi merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit

Ndryshe, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inagurimit do të mbahet pasi Erdoëan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoëan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoëan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.