Haradinaj i kërkon mbështetje Britanisë për transformimin e FSK-së në FAK

Aktuale July 09, 2018 - 16:04
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, po qëndron në Mbretëri të Bashkuar për një vizitë zyrtare, raporton “Zeri.info”.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj është takuar me ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster.

Haradinaj i ka kërkuar ministrit Lancaster mbështetjen e Britanisë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), raporton “Zeri.info”.

Haradinaj po ashtu e ka siguruar ministrin Lancaster se Kosova mbetet e mbetet e palëkundur ne drejtimin e saj drejt anëtarësimit te plotë në NATO dhe BE. /ZËRI/

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gjate vizitës zyrtare në Londër, sot takova Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilin e falënderova për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën.

Me Ministrin Lancaster biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë si dhe kërkova mbështetjen e Britanisë së Madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e tranzicionit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrjen e forcës sonë në operacionet paqeruajtëse në kuadër të trupave ushtarake britanike ishte po ashtu një temë e diskutimit.

Marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve tona do të thellohen edhe me tepër në të ardhmen dhe e sigurova Ministrin Lancaster se Kosova mbetet e palëkundur ne drejtimin e saj drejt anëtarësimit te plotë në NATO dhe BE.