Vetëvendosje në shenjë proteste lëshon sallën e Kuvendit

Aktuale July 09, 2018 - 15:58
Ja arsyeja

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh ka lëshuar sallën e Kuvendit, në shenjë proteste ndaj mungesave të ministrave të Qeverisë Haradinaj në seancë parlamentare raporton “Zeri.info”.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu duke e kritikuar mungesën e Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, përderisa po bëhej shqyrtimi i një projektligji, tha se mungesa e kabinetit qeveritar është tallje me qytetarët e Kosovës. Ajo bërë të ditur që grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të lëshoj sallën në shenjë paknaqësie ndaj Qeverisë.

LEXO EDHE: Nuk votohet projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

“Ne qysh në fillim ju kemi thënë se koalicioni aktual është një koalicion i pakicës. Mos shpresoni që opozita do të u bëjë numrat, nuk e di edhe sa herë duhet të ua përkujtojmë që jeni qeveri e pakicës. Nuk ka asnjë dyshim që ditët e kësaj Qeverie janë të numëruara. Nuk ka kuptim që 7 orë të diskutojmë se a i keni deputetët, e ministrat në sallë, kjo është tallje me qytetarët. Prandaj ne si grup parlamentar, ne në shenjë proteste qysh tani do e lëshojmë sallën”, deklaroi Haxhiu.

Pas kësaj deklarate Vetëvendosje lëshoi sallën.

Në anën tjetër kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti e përkrahu Vetëvendosjen në këtë rast, duke thënë që ministrat duhet të jenë të pranishëm saher që diskutohet për çështje që lidhen me ministrinë që ata udhëheqin, raporton tutje “Zeri.info”

“Unë përderisa jam këtu nuk jam i Qeverisë dhe jam plotësisht me ty dhe jam plotësisht dakord që ministrat duhet të jenë këtu, dhe nuk na ka mbetur tjetër pos me shku me protestu para Qeverisë dhe me ju kërku me ardh në seancë”, tha Haliti.

Ndërkohë pas kësaj seanca ka shkuar në pauzë deri në orën 14:30./ZERI