LDK reagon për deklaratën e Veselit: Tash e pranuan se PDK e nisi mocionin për Qeverinë Mustafa

Aktuale July 09, 2018 - 14:01
Lexoni më shumë detaje

Deklarata e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, se ai kur dëshiron ta rrëzoj një qeveri, e rrëzon, duke marrë shembull qeverinë Mustafa, ka nxitur reagime nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ata kanë thënë se më në fund Veseli e pranoi se ishte PDK-ja, ajo që deshi prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e Qeverisë Mustafa, duke i kujtuar Veselit se zyrtarisht në atë kohë ishte thënë se mocionin e nisi NISMA e jo PDK.

Reagimin e ka bërë  deputeti i LDK-së Driton Selamanaj.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra….

Para 1 viti kur u nis mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, zyrtarisht u tha që këtë iniciativë e kishin marrë Nisma, VV dhe AAK, kurse me vonë ju bashkuan PDK, Lista serbe dhe disa parti të komuniteteve (pra i gjithë spektri politik u pozicionua kundër LDK-së)..

Edhe atë kohë dihej sheshazi që i gjithë ky skenar kishte dy regjisor përtej opozitës së atëhershme, dhe ata ishin binomi Thaqi/ Veseli. Ky fakt sot u konstatua publikisht në seancen plenare nga kreu i PDK-së. A i tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kry mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmu vitin e kaluar!….
Kjo është PDK-ja që tradhtinë dhe punën pas shpine e ka modelin e vetêm të veprimit politikë.

Qytetarë të Republikës, beteja politike në Kosovë që nga viti 1990 është zhvilluar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes dy ideologjive dhe dy shkollave të mendimit politik: LDK-së si forcë progresive në njërën anë dhe Produktet e LPK-së me gjitha minoritetet në anën tjetër.

Zgjedhja për qytetarët më e qartë se kurr më parë.

Republika mbi të gjithë.