Vuçiq kërkon nga kancelarja Merkel përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë

Aktuale July 09, 2018 - 13:56
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar nëpërmjet telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në rajon dhe krizën e emigrantëve, raportojnë mediet serbe, transmeton portali “Zëri.info”.

Vuçiq i ka thënë Merkelit se ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë është e një rëndësie të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe ka kërkuar nga kancelarja ta shfrytëzoj autoritetin e saj për përshpejtimin e projektit.

Vuçiq dhe Merkel po ashtu kanë biseduar për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast është thënë se arritja e kompromisit është e një rëndësie të veçantë për dy palët në dialog. /Zëri/