Thaçi zbulon bisedën me komisionerin Hahn

Aktuale July 09, 2018 - 13:08
Thaçi tregon se çfarë bisedoi me komisionerin Hahn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me komisionerin Johannes Hahn, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, Thaçi ka treguar se në këtë bisedë telefonike me komisionerin Hahn ndër të tjera ka biseduar edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton “Zeri.info”

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë edhe hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova Komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm për ne”, ka shkruar Thaçi. /ZËRI/

Image