Veseli propozon orar për seanca, opozita nuk e përkrah atë

Aktuale July 09, 2018 - 11:56
Lexoni më shumë detaje

Seanca e sotme Kuvendit të Kosovës ka nisur me një propozim nga ana kryeparlamentarit Kadri Veselit lidhur me krijimin e një orari për deputetët me qëllim që seancat e rregullta që të kenë oraret e veta raporton “Zeri.info”

“Seancat të nisin në ora 10:00, në ora 13:00, pauzë deri në 14:30, në ora 17:00 të jetë koha e votimit, orare këto që i kisha inkurajuar të jenë edhe në rregulloren e re të cilën po punohet”, tha ai, duke iu kërkuar deputetëve që të votojnë për këtë çështje.

Mirëpo një gjë e tillë nuk u përkrah nga opozita e vendit, të cilët kërkuan që kjo çështje të i lihet rregullores së re të Kuvendit.

Pavarësisht se Veseli e hodhi në votim dy herë këtë çështje, ajo nuk arriti që të marr 61 votat e nevojshme që të kaloj.

Pas kësaj Kuvendi ka vazhduar me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. /ZERI/