Pacolli rrëfen tmerrin që përjetoi në një aksident para 38 vitesh (FOTO)

Aktuale July 09, 2018 - 09:48
Behgjet Pacolli publikon nja fotografi të rrallë nga ky aksident

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar 38 vite më parë në një aksident trafiku, përcjell “Zeri.info”.

Madje Pacolli ka publikuar edhe një fotografi duke treguar se në këtë gjendje kishte qenë për rreth dy vite pas zgjimit nga koma.

“Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli. /ZËRI/

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër.

Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë.

Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet.

Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja.

Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!

 

Image