Mos shkoni sot në Postë, nuk do t'ju ofrohet asnjë shërbim

Aktuale July 09, 2018 - 08:45
Lexoni më shumë detaje

Punëtorët e Postës së Kosovë sot do të mbajnë grevë.

Sipas njoftimit nga Sindikata e këtyre punëtorëve sot do të mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.

"Ju njoftojmë se të hënën, më 9 korrik 2018, do të hyjmë në grevë të përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 në mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.