Veseli pas humbjes tragjike të familjes nga Suhareka: Është një ditë e rëndë për të gjithë

Aktuale July 08, 2018 - 20:32
Lexoni më shumë detaje

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të familjes 5 anëtarëshe që sot humbi jetën tragjikisht në një aksident në magjistralen Duhël-Suharekë, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj u bën apel qytetarëve dhe Policisë për kujdes e siguri në trafik

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka shkruar se është lajm tejet i dhimbshëm humbje e jetës së pesë anëtarëve të familjes Sadikaj. /ZËRI/

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së pesë anëtarëve të Familjes Sadikaj, në aksidentin tragjik të ndodhur sot në magjistralen Duhël-Suharekë.

Është një ditë e rëndë për të gjithë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e tyre.