Ahmeti: Shiu po e pengon procesin e dezisenktimit të mushkonjave

Aktuale July 08, 2018 - 13:41
Detajet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes nja postimi në “Facebook”, ka treguar se tanimë kanë përfunduar dy fazat e dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas Ahmetit kanë mbetur edhe katër faza për të përfunduar mirëpo që nuk do të fillojnë pa përfunduar reshjet e shiut të cilat e kanë kapluar Prishtinën këto ditë. Ai po ashtu ka shkruar se për shkak të shiut efekti i dezinsektimit është i pavërejtshëm.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Dy valë të desinsektimit kanë përfundu, dhe kanë mbet edhe katër.

Mirëpo, kur ka të rreshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të merkuren pritet të ketë shi. Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valen e tretë sepse përndryshe efekti i dezinsektimit është i pavërejtshem. Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njejtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret. /ZËRI