Prishtina së shpejti edhe me tre stacione policore

Aktuale July 05, 2018 - 17:03
Detajet

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me c`rast kanë diskutuar rreth sigurisë në bashkësi në këtë komunë, transmeton “Zëri.info”.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për media lëshuar nga MPB-ja, ku ndër të tjera theksohet bashkëpunimi edhe mes Policisë së Kosovës me dy institucionet e lartë përmendura.

“Në këtë takim theks i veçantë iu bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe komunës së Prishtinës, sa i përket organizimit të trafikut gjatë sezonës së verës, ku ka më shumë ngarkesë të trafikut, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve. Ministri Gashi me këtë rast shprehi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të për avancimin e sigurisë në bashkësi, sidomos vëzhgimet afër shkollave, me qëllim të parandalimit të shitjes dhe përdorimit të dograve. Ai tha se janë shumë të rëndësishme edhe Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në raportimin e rasteve për sigurinë në komunitet”,thuhet në komunikatën e MPB-së.

LEXO EDHE: LDK e pakënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit, paralajmëron kallëzime penale

Tutje në këtë komunikatë thuhet Ahmeti e ka mirëpritur këtë bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë e Kosovës.

“Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me MPB-në, sidomos në fazën e implementimit të ligjit për Prishtinën, për formën e organizimit të policisë komunale dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të rregullohet sipas formave që organizohen kryeqytetet e rajonit.Në këtë takim u bisedua edhe sa i përket projekteve për ndërtimin e objektit për prodhim të dokumenteve, për ndërtimin e tre stacioneve policore dhe përfshirjen e plotë të kamerave të komunës së Prishtinës me Policinë e Kosovës, me qëllim rritjen e sigurisë në kryeqytet”, përfundon komunikata. /ZËRI

 

Image

Image