Haradinaj opozitës: Unë i dëgjova pallavrat e juaja

Aktuale July 05, 2018 - 13:25
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në seancën e sotme iu është drejtuar opozitës së vendit, të cilët e kundërshtonin atë që thoshte Haradinaj raporton “Zeri.info”

Gjatë kohës kur ai po fliste për kompaninë Bechtel & Enka, iu drejtuar opozitës duke i thënë që ai i dëgjoi ato që ata thanë.

LEXO EDHE: Haradinaj flet për Bechtel & Enkan, e fajëson këtë subjekt politik

“A nuk po ju durohet a, 20 minuta, 30 minuta ua dëgjova juve pallavrat. Tash dëgjomëni mu”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj para pak çastesh në Kuvend tha se fajtor për gjendjen e krijuar me Bechtel & Enkan është Lidhja Demokratike e Kosovës, konkretisht ish ministri i infrastrukturës, Lufti Zharku. /ZERI/