‘Po shkatërrohet Liqenit i Radoniqit’

Aktuale July 05, 2018 - 11:25
Detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga ana e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme parlamentare ka thënë se po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit raporton “Zeri.info”

Sipas saj, po shkatërrohet kjo zonë e mbrojtur si dhe po keqpërdoren paratë publike.

Përpos kësaj, deputetja Kusari-Lila tha se atje është ndërtuar një objekt hotelier, gjë që nuk duhet të ndodhë. Mes tjerash Kusari Lila ka ftuar prokurorinë e shtetit që të merren me këtë çështje.

LEXO EDHE: Haradinaj tregon rolin e koordinatorit nacional

“Skandali në këtë qeveri ka arritur deri në atë pikë, sa në pronën publike është ndërtuar hoteli, në zonën e mbrojtur. Me paratë publike është keqpërdorur një proces që është quajtur publik e dikur ka dalë privat. Në vend të shtëpisë së rojës sot kemi një hotel’, tha ajo.

Sipas saj mund të ketë epidemi për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në liqen nga ky hotel./ZERI