Haradinaj tregon rolin e koordinatorit nacional

Aktuale July 05, 2018 - 11:20
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme parlamentare është pyetur nga deputeti i LDK-së, Haxhi Abdyli lidhur me rolin e koordinatorit nacional për reforma shtetërore që kryeministri ka emëruar ditë më parë raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast Haradinaj i është përgjigjur deputetit të LDK-së, duke i treguar rolin dhe rëndësinë që ka ky koordinator në zhvillimin e efikasitetit të reformave shtetërore.

“Emërimi i Besnik Tahirit si koordinator nënkupton që reforma shtetërore ka hyrë në një intensitet më të madh dhe janë marr me përkushtim, kjo pozitë si e tillë, pra e koordinatorit nuk është paralele, nuk është as agjenci dhe nuk ndërhynë në përgjegjësitë e ministrive përkrahëse”, tha Haradinaj duke shpjeguar pozitën e këtij koordinatori.

Sipas Haradinajt detyrë e koordinatorit Tahiri është që të rrit koordinimin e nivelit qendror me atë komunal.

“Z. Tahiri ka përgjegjësi në rritjen e koordinimit në nivel qendror dhe komunal, dhe ngritjen e efikasitet në funksion të reformave që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane (ERA)”, tha Haradinaj duke shtuar se pozita e tij është përkrahur edhe nga partnerët ndërkombëtar, në veçanti nga ana e Komisionit Evropian. /ZERI/