Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Aktuale July 04, 2018 - 21:49
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirru Këshillin e Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt, që pritet të mbahet nesër, transmeton "Zëri".

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Media e Kryeministrit, e cila ka njoftuar ndër tjerash se pas mbledhjes do të ketë edhe konferencë për media.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media”, ka thënë Zyra për informim e kryeministrit. /ZËRI/