Zbulohet se çfarë ndodhi në takimin e ‘liderëve’

Aktuale July 04, 2018 - 18:56
Ja çfarë ndodhi në takimin e ‘liderëve’

Lidhja Demokratike e Kosovës u largua nga takimi i ‘liderëve’ ndërkaq përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk shkuan fare në këtë tryezë të organizuar nga Instituti “Grupi Ballkanik për Politika”, ku do të diskutohej për dialogun në mes të Kosovës e Beogradit, raporton “Zeri.info”.

Është kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ai i cili tregoi se çfarë ndodhi në këtë tryezë.

Sipas Ahmetit, kjo ishte përpjekje e pasuksesshëm.

“Ishte një takim, mos të them i dështuar, por i pasuksesshëm”, tha Ahmeti, raporton “Zeri.info”.

Ai më tej tha se Kuvendi duhet të jetë bartës i procesit të dialogut.

I pari i PSD-së tha se partitë janë larg me qëndrime dhe se nuk mund të bëhet fjalë për ekip të unitetit, raporton më tutje “Zeri.info”.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partitë politike kanë dallime sa i përket procesit të dialogut, megjithëse sipas tij, të gjitha partitë politike janë për dialog.

Hoxhaj u shpreh optimist se do të mund të arrihet konsensusi për dialogun.

Ai tha se vlerësimi për dialogun duhet të bëhet nga epilogu e që sipas tij do të jetë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. /ZËRI/