LDK-ja largohet nga takimi i liderëve

Aktuale July 04, 2018 - 18:11
Lexoni më shumë detaje

Lutfi Haziri e Bajram Gecaj të cilët ishin përfaqësues të LDK-së në tryezën e liderëve partiakë, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, janë larguar nga ky takim raporton “Zeri.info”.

Pas largimit nga kjo tryezë Haziri ka thënë se për LDK-në, ky takim ka përfunduar.

LEXO EDHE: Ahmeti e Ymeri arrijnë në takimin e liderëve (FOTO)

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri po ashtu ka thënë se kjo parti nuk pajtohet me joseriozitetin e partive tjera.

Në këtë tryezë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ardhur fare, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq nga PDK-ja, i pranishëm është zëvendëskryetari, Enver Hoxhaj.

Po ashtu kësaj ftese i janë përgjigjur edhe AAK e Nisma, raporton “Zeri.info”.

Nga AAK-ja po merr pjesë Blerim Kuçi ndërsa nga Nisma, Bilall Sherifi. /ZËRI/