KDI: 61% e kosovarëve shpresojnë në njohjen e Kosovës nga Serbia

Aktuale July 04, 2018 - 11:25
Lexo detajet

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka prezantuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi me ç'rast aty është theksuar se qytetarët e Kosovës presin që marrëveshja me Serbinë të përfundoj me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë raporton "Zeri.info".

Në bazë të hulumtimit të KDI-së, në pyetjen se çfarë prisni të përmbajë marrëveshja përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi, 61% presin që kjo marrëveshje të përmbaj njohjen e Kosovës nga Serbia ndërsa 39% nuk presin që të ketë njohje.

Po ashtu sipas KDI-së del se 55% e qytetarëve presin që Kosova të antarësohet në OKB, ndërsa 44% nuk presin që marrëveshja me Serbinë të i siguroj Kosovës antarësimin në OKB.

Ndërkohë lidhur me mundësinë e shkëmbimin e territoreve me Serbinë, 21% e qytetarëve kanë deklaruar se marrëveshja përfundimtare do të përmbaj edhe shkëmbim të territoreve, ndërsa 78 % nuk presin shkëmbim.

Lidhur me Asociacionin e Komunave serbe 38% janë shprehur pro dërsa 61% prej tyre e kanë kundërshtuar këtë proces.

Ndërkohë mbi atë se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë nga ana e Kosovës, qytetarët e anketuar janë përgjigjur me 43 % se këto bisedime duhet të i ushëheq presidenti i vendit, 25% janë pajtuar që bisedimet të i udhëheq kryeministri i Kosovës dhe 31% janë pajtuar që në krye të dialogut duhet të jetë një lider nga opozita/Zeri