KEDS: Do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike

Aktuale July 04, 2018 - 09:54
Lexo detajet

KEDS ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në Prishtina 1 deri në orën 10:35.

Sipas këtij njoftimi gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin, Komuna e Re: AKI-ja, MAP dhe FSK-ja, e kjo do të ndodhë për shkak të ndërrimit të transformatorit të FSK-së, shkruan “Zëri.Info”.

“KEDS njofton se sot, më 04.07.2018  në NS 110/10 Prishtina 1 do të ketë ndërprerje emergjente  të  daljes nr. j23  nga ora  10:00  deri në orën 10:15.

 

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Komuna e Re; AKI-ja, MAP  dhe FSK-ja, Kazerma e FSK-s Adem Jashari dhe konsumatorët tjerë qe janë në ketë dalje.

Kjo shkyçje do të realizohet për shkak të ndërrimit të transformatorit në FSK”, njofton KEDS./ZËRI