VV: Dialogu pa vija të kuqe nënkupton prekjen e territorit të vendit

Aktuale July 03, 2018 - 21:39
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Komiteti për Politikë të Jashtme i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), sot ka organizuar një diskutim rreth dialogut me Serbinë dhe problemeve që e kanë shoqëruar atë proces, transmeton “Zëri.info”.

Në njoftimin e VV-së bëhet e ditur se për një prezantim ishte i ftuar studiuesi gjerman Bodo Weber i cili po viziton Kosovën këto ditë.

Tema të cilën ai prezantoi ishte “Faza finale e dialogut politik, Perëndimi dhe Kosova?”.

Gjatë diskutimit aktivistë, anëtarë të komiteteve dhe deputetë të lëvizjes diskutuan mbi problemet e mëdha që u shkaktuan nga dialogu 2011-2017.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Sot në mbrëmje, Komiteti për Politikë të Jashtme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! organizoi diskutimin mbi zhvillimet e fundit rreth dialogut me Serbinë dhe problemeve madhore që e ka shoqëruar atë proces.

Diskutimin e hapi drejtuesja e Komitetit Fitore Pacolli. Ndërsa për një prezantim ishte i ftuar studiuesi gjerman Bodo Weber i cili po viziton Kosovën këto ditë. Tema të cilën ai prezantoi ishte "Faza finale e dialogut politik, Perëndimi dhe Kosova?".

Gjatë diskutimit aktivistë, anëtarë të komiteteve dhe deputetë të lëvizjes diskutuan mbi problemet e mëdha që u shkaktuan nga dialogu 2011-2017. Disavantazhin në të cilin është futur padrejtësisht Kosova, nxitimi i pajustifikuar për të rifilluar një dialog pa asnjë përgatitje dhe çka është më e rëndë tentimi për të paraqitur këtë proces si "pa vija të kuqe" duke nënkuptuar prekjen e territorit të vendit dhe mos ushtrimin e sovranitetit të plotë.