Fëmijët serbë dërgohen për trajnime luftarake në Rusi

Aktuale July 03, 2018 - 13:43
Lexoni më shumë detaje

Fëmijë serbë po dërgohen në kampe ushtarake në Rusi.

Nga fotografitë dhe informacionet e shumta të shprëndara në rrjetet sociale, shihet fëmijët serbë të cilët me dijeninë e prindërve të tyre janë dërguar për trajnime ushtarake nëpër kampe të ushtrisë në Rusi, transmeton lajmi.net.

“Ky është abuzim i fëmijeve nën moshë, sigurisht me dijenin e prindërve të tyre të cilët i kanë dërguat ata atje, imagjinoni çfarë çrregullime mund të ketë ky baba i cili e dërgon djalin e tij 14-vjeçar të vritet”, ka shkruar njëri nga personat i cili ka shprëndarë këto fotografi.

Sipas të njëjtit person, këtyre fëmijëve nga këto trajnime skandaloze ushtarake po  u mësohet ngritja e vetëdijes në përputhje me traditën ortodokse dhe rrënjëve historike.

“Fëmijët tanë në kampin ushtarak rus”ENOT-CORP”, ku ata po i vrasin atje dhe po u formojnë thelbin shpirtëror të lëvizjeve ushtarko-patriotike, rivendosjen dhe ngritjen e vetëdijes në përputhje me traditën ortodokse dhe mësimin e rrënjëve historik. I njëjti rast ndodh edhe me militantët e ISIS-it”, ka shkruar ky person.

Vlen të theksohet se kampe të tilla në Rusi ka pasur që një kohë të gjatë, në vitin 2017 organizatorët e këtyre kampeve kishin arsyetuar këtë dukuri me qëllimin e rritjen e vetëdijës së fëmijëve për mbrojtjen e atdheut të tyre, si dhe rëndësisë së patriozmit.

“Fëmijët marrin mësime para-ushtarake, kështu që të vije koha për të shërbyer në ushtri, ata të jenë të gatshëm”, kishte thënë Zeljko Vukeviq, atëherë kryetar i shoqatës serbe të veteranëve të luftës.

Kampe të tilla madje nga Rusët shihen edhe si rikonfirmim i raporteve të mira Serbi-Rusi edhe në aspektin ushtarak.

Image