Haradinaj: Kosova ka raporte më të mira me Kinën se me Bosnjën

Aktuale July 02, 2018 - 22:32
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vlerëson se raportet e Kosovës janë më të mira me Kinën se me Bosnjën.

Kështu ai ka thënë në një intervistë për gazetën boshnjake Avaz.

Këtë Haradinaj e ka argumentuar duke thënë se Kina e njehë pasaportën e Kosovës, madje theksoi se ata e kanë konsullatën këtu, transmeton lajmi.net.

“Shikoni, njerëzit tanë udhëtojnë në Kinë, kinezët njohin pasaportën tonë, madje kanë edhe konsullatën e tyre këtu (në Prishtinë). Dhe, nëse e shohim kështu, Kosova ka raporte më të mira me Kinën e largët sesa me Bosnje e Hercegovinën fqinje”, tha kryeministri Haradina.

LEXO EDHE: Beogradi i frikësohet kërkesës së Haradinajt për bisedimet e Brukselit

Shefi i ekzekutivit kosovar gjithashtu tha se nuk pret që Bosnja ta njehë Kosovën në një të ardhme të afërt.

Haradinaj foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se shteti serb duhet ta njehë pavarësinë e Kosovës.

“Kemi nevojë për dialog dhe do të vazhdojmë përpjekjet për të realizuar synimet tona”, theksoi Haradinaj.