Krasniqi thumbon Thaçin: Për vijat e kuqe dikush po lanë…

Aktuale July 01, 2018 - 10:38
Detajet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka thumbuar ish-shefin e partisë së tij, aktualisht presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me vijat e kuqe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve.

“Rreth vijave të kuqe! Ditëve të fundit disa po flasin për vija të kuqe! Ato do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka dhënë disa sqarime përmes ata që flasin për vijat e kuqe në fakt nuk e dinë se për çka po flasin.

LEXO EDHE: Jakup Krasniqi i përgjigjet Lladrovcit me poezi

“Pse? Pasi në rend të parë duhet të definohen: çka janë vijat e kuqe? Ku fillojnë e ku mbarojnë ato? Në rend të dytë: pse duhet të vendosen e kush i hoqi ato? Madje pse i hoqën? Në rend të tretë: kush e merr vendimin për vendosjen e tyre? Institucioni a Individi ? Nëse institucioni cili institucion e merr atë vendim? Në rend të katërtë: kush qëndron prapa atyre vijave? Dhe Në rend të pestë: cilat do të jenë masat që duhet të përdorën nëse ato shkelen? Masat që duhet të merren a do të jenë politike, ligjore apo ushtarake?”, ka shtuar ai.

Ai ka ironizuar edhe me ngjyrën e kuqe të këtyre vijave të shumëpërfolura.

“Nëse nuk merren këto masa paraprake më mirë është të mos flitet për vija të kuqe. Le të rrinë ngjyra e portokallit ose e gjelbërta si edhe deri më tani?! Kam përshtypjen se disa nuk e dinë çka janë vijat e kuqe, por kanë dëgjuar për to!”, ka vazhduar Krasniqi.

“Shkurt: Ata që ua hapën dyert derrave e dosave, sot donë të lajnë “… .. ….”!”, ka përfunduar ai.