'Presidenti t’i raportojë kuvendit për dialogun, partitë të arrijnë konsensus'

Aktuale June 25, 2018 - 16:51
Lexo detajet

Një ditë pas takimit në Bruksel, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka lëshuar një komunikatë, përmes së cilës ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi (udhëheqës i dialogut), që t’i raportojë kuvendit të Kosovës, shkruan “Zëri.info”.

“Pas takimit të së dielës në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, kreu i shtetit të Kosovës z. Hashim Thaçi duhet t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe t’i informojë deputetët rreth përmbajtjes së bisedimeve dhe për hapat e mëtutjeshëm të këtij procesi për të cilat është dakorduar në takimin e mbajtur”, thuhet në këtë kumtesë.

LEXO EDHE: Hoti: LDK nuk e mbështet Thaçin për kryenegociator

Sipas KDI-së procesi i dialogut ende vazhdon të jetë jotransparent dhe i paqartë sa i përket asaj që do të diskutohet në fazën finale.

Sipas kësaj organizate, përfshirja e gjithë spektrit politik në fazën përmbyllëse është tejet e rëndëishme.

“KDI iu bën thirrje edhe partive politike që të angazhohen për këtë proces shtetëror duke luajtur një rol më konstruktiv dhe më të përgjegjshëm, duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike”, theksohet tutje në këtë komunikatë. /ZËRI