Delawie ‘godet’ politikën për mosfunksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale June 25, 2018 - 15:48
Ja çfarë thotë ambasadori amerikan, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që të mos ketë vonesa të mëtutjeshme në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: KMDLNJ: Thaçi s’mund ta dekretojë Llaban për Gjykatës të Kushtetueses

Ai përmes rrjetin social Twitter, ka thënë që politika nuk ka vend në Kushtetutë, dhe gjyqtarët e Kushtetueses duhet të emërohen menjëherë.

“Politika nuk ka vend në kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Asambleja duhet të emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë  #Sundimineligjit”, ka shkruar Delawie.