Kujdes në trafikun rrugor në Prishtinë, ja çfarë ju pret

Aktuale June 25, 2018 - 14:36
Ja çfarë ju pret!

Shumë shpejt nëpër Prishtinë nuk ka nevojë të dalë policia e të shqiptojë dënime. Pritet që nëpër krejt qytetin të vendosen kamera.

Prej tyre do të identifikohet secili shkelës i rregullave të komunikacionit.

Ky është njëri prej premtimeve që dha sot Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës.

Sipas tij kamerat do të vendosen shumë shpejt nëpër gjitha pjesët e Prishtinës. 

“Shpejtësia vret!!! Së shpejti edhe me masa tjera dhe deri në fund të vitit edhe sistemi i dënimeve në trafik edhe me kamera. #prishtina #siguria #zebrat”, ka shkruar Shpend Ahmeti në faqen e tij të Facebook.

Ligji i ri i komunikacionit në Kosovë: Dënimet shkojnë deri në 900 euro 

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Kundërvajtje në Trafik.

Sipas këtij ligji, Policia e Kosovës varësisht nga shkeljet që bëhen.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje, për gjobat e shqiptuara nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe nga Policia e Kosovës, kundërvajtësit mund ta bëjnë kundërshtimin pranë Komisionit për Vendosje.

Gjithnjë sipas Ligjit për Kundërvajtje, nëse kundërvajtësit të cilit i është shqiptuar gjoba, e bën pagesën brenda afatit të caktuar, kundërvajtësit do të paguajnë vetëm 50% të shumës së gjobës së shqiptuar, si një stimulim për kundërvajtësit që të paguajnë gjobat.

Në këtë ligj janë disa nene ku secila kundërvajtje ka dënimin e paraparë. Vetëm për mosrespektim të semaforit, shoferi do të gjobitet 150 euro, do t’i hiqen tre pikë nga patenta dhe do t’i konfiskohet ajo për tre muaj.

Gjoba me ligjin e ri parashihen edhe për këmbësorët që nuk e respektojnë semaforin. Të gjithë ata këmbësorë që futen në të kuqen në semafor do të gjobiten 20 euro nga policia rrugore.

Po ashtu, sipas këtij Ligji, për kundërvajtësit që nuk e paguajnë gjobën në afatin e paraparë dhe nuk ushtrojnë ankesë është paraparë që rastet e tilla të procedohen në procedurën e përmbarimit, d.m.th organet kundërvajtës e në këtë rast edhe Policia e Kosovës inicion përmbarimin nga përmbaruesit privatë.

Policia ka nisur implementimin e këtij ligji, andaj iu bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.