Serbia sot ndërmerr një hap përpara Kosovës

Aktuale June 25, 2018 - 10:19
Lexoni më shumë detaje

Në Luksemburg do të mbahet një Konferencë Ndërqeveritare në të cilën Serbia do të hapë dy kapituj të tjerë në negociatat me Bashkimin Evropian

Bëhet fjalë për kapitullin 33 dhe kapitullin 13.

Kapitulli 33 ka të bëjë me dispozitat financiare dhe buxhetore, ndërsa kapitulli 13 për çështjet dhe rregulloret e peshkimit.

Serbia në Luksemburg merr pjesë nga një delegacion që udhëhiqet nga Ministrja e Serbisë për Integrimin Evropian, Jadranka Joksimoviq.

Me dy kapituj të rinj, Serbia do të ketë 14 kapituj të hapur. /KlanKosova/