Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale June 25, 2018 - 08:55
Mësojeni se çfarë moti do të kemi sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot më i freskët, do të jetë me vranësira dhe shi.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-13m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale.