Thaçi uron Erdoganin, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit

Aktuale June 24, 2018 - 23:39
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Recep Tayyip Erdogan me rastin e marrjes së mandatit të presidentit të Turqisë, për herë të dytë, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Ky është zyrtari i parë kosovar që uroi Erdoganin (Foto)

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter", Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

LEXO EDHE: Rama dhe liderë të tjerë shtetërorë urojnë Erdoganin

“Urime Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi. /ZËRI/

Image