Rama dhe liderë të tjerë shtetërorë urojnë Erdoganin

Aktuale June 24, 2018 - 23:09
Lexoni më shumë detaje

Pas suksesit në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botërorë kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ndër të parët ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes linjës telefonike ka uruar Erdoganin për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdogan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin, shkruan Anadolu Agency.

Pos Ramës, Erdogan raportohet se ka marrë urime edhe nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nga Palestina, Mahmud Abbas, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.