Thaçi: Të bashkuar mund ta bëjmë realitet anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB

Aktuale June 24, 2018 - 22:02
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përsëri ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel, raporton “Zeri.info”.

Thaçi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se takimi i parë i fazës së fundit të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte i vështirë, por i domosdoshëm për tejkalimin e konfliktit shekullor.

“Me gjithë dallimet e mëdha, ne u pajtuam që t’i intensifikojmë takimet e përbashkëta në përpjekje për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar ai, përcjell “Zeri.info”.

Sipas Thaçit, marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Në këtë periudhë të rëndësishme për vendin, ne duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë realitet vizionin tonë për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi, transmeton “Zeri.info”.

Kujtojmë se sot në Bruksel ka përfunduar takimi i parë i fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi nën lehtësimin e Bashkimit Evropian. /ZËRI/

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Takimi i parë i fazës së fundit të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte i vështirë, por i domosdoshëm për tejkalimin e konfliktit shekullor.

Me gjithë dallimet e mëdha, ne u pajtuam që t’i intensifikojmë takimet e përbashkëta në përpjekje për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve tona.

Marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë periudhë të rëndësishme për vendin, ne duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë realitet vizionin tonë për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.