Në Shkup festojnë për Erdoganin

Aktuale June 24, 2018 - 21:43
Lexoni më shumë detaje

Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave në Turqi, por sipas rezultateve të fundit, Recep Tayyip Erdogan, po fiton mbi 50 për qind të votave.

Me votat e numëruara deri më tani, Erdogan po udhëheq me rreth 52.8 për qind.

Këto rezultate kanë filluar të festohen jo vetëm në Turqi.

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ka filluar festa gjithashtu për rezultatin e arritur të presidentin turk.