Mogerini tregon se për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq

Aktuale June 24, 2018 - 20:34
Lexoni më shumë detaje

Pak pas përfundimit të takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e ndërmjetësues së dialogut Frederika Mogerini, ka thënë se Mogerini ka zhvilluar një takim produktiv sot në Bruksel me dy presidentët, raporton zeri.info.

Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se të dy presidentët u morën vesh që ta intensifikojnë punën në ditët në vazhdim sa i përket fazës finale.

“Përfaqësuesja Lartë dhe presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Ata ranë dakord që ta intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, potencohet në këtë njoftim, raporton "Zeri.info".

Ndërkohë, pas takimit është deklaruar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha se takimi i sotëm ka qenë mjaft i vështirë./Zeri