14-vjeçari nga Vushtrria ka nevojë për ndihmën tuaj, rrezikon të mbetet i palëvizshëm

Aktuale June 24, 2018 - 18:00
Lexoni më shumë detaje

Ermir Bajrami 14-vjeçar nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë po vuan nga një sëmundje e cila po ia humbet imunitetin e trupit dhe po e dobëson vazhdimisht.

Mjekët në Kosovë i kanë sugjeruar Ermirit që të trajtohet jashtë Kosovës pasi që trupi i tij shumë shpejt rrezikon të mbetet i palëvizshëm.

Familja e Ermirit po pret mbështetje financiare që nesër menjëherë ta dërgoj për trajtim në Beograd.

 Familja e 14-vjeçarit ka kushte të rënda ekonomike pasi që jeton vetëm me një mbështetje sociale.

Prindi i Ermirit, Arsimi ka treguar se fillimisht i duhen mjete financiare për dërgim në spitalin e Beogradit ku më pastaj do të tregohet për gjendjen e tij shëndetësore dhe shumën e mjeteve financiare që i duhen për shërim.

Njerëzit e vullnetit të mirë mund ta ndihmojnë Ermirin duke e mbështetur financiarisht në xhirollogarinë e mëposhtme, apo duke e kontaktuar prindin e Ermirit, Arsim Bajrami 044 414 835.

Image

Image

Image

Image