Edhe ky zëvendëskryeministër pjesë e fazës finale të dialogut (FOTO)

Aktuale June 24, 2018 - 16:36
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës një herit edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në takimin e parë të fazës finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli bashkë me presidentin Thaçi janë duke marrë pjesë në këto bisedime që janë duke u ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini.

Kështu, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Image

Image