Në ora 15:15 fillon takimi i parë i finales së madhe

Aktuale June 24, 2018 - 14:41
Lexo detajet

Për herë të parë, në këtë takim sipas burimeve të “Zëri.info” do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel.

LEXO EDHE: Thaçi: Asociacioni do të formohet sipas kushtetutës, duhet të shmangim konfliktet e reja

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.