Mediat e huaja vizitojnë Kosovën, ja arsyeja

Aktuale June 24, 2018 - 13:16
Ja arsyeja

Media të huaja si Al Jazeera, UN Insider, Deutsche Ëelle, The Guardian, Foreign Policy dhe të tjera si këto do ta vizitojnë Kosovën për disa ditë, shkruan “Zëri.info”.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, një grup i kryeredaktorëve, gazetarëve dhe foto-reporterëve të akredituar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Neë York për disa nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare do të vizitojnë vendin tonë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sipas kësaj komunikate pjestarë të këtyre mediave do të zhvillojnë takime me personalitete institucionale dhe do të bëjnë vizita në pjesë të ndryshme të Kosovës, transmeton tutje “Zëri.info”.

“Grupi, në përbërje nga Foreign Policy, Al Jazeera, UN Insider, Deutsche Ëelle, The Guardian dhe media të tjera do të qëndrojë për disa ditë në Kosovë; do të ketë takime të nivelit të lartë me udhëheqësit e vendit, ata të nivelit lokal, si dhe do të vizitojë pjesët më të rëndësishme historike, trashëgimisë kulturore dhe asaj turistike. Qëllimi i kësaj vizite është, që mediat ndërkombëtare të përcjellin nga afër zhvillimet dhe progresin që është bërë në vend, që nga shpallja e Pavarësisë dhe në një kohë kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë. /ZËRI