Në ditën kur vazhdon dialogu, ministri serb thotë se “kurrë nuk do të bëjnë kompromis me Kosovën”

Aktuale June 24, 2018 - 12:01
Lexo detajet

Dialogun për normalizim të raporteve me Kosovën, serbët shpesh kanë thënë se e duan dhe se janë të gatshëm për kompromis. Por një ministër i qeverisë së Serbisë duket se ka ndërruar fjalët

Nenad Popoviq, ministër i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik ka thënë se “Kosova është zemra dhe shpirti i Serbisë”.

Si rrjedhojë sipas Popoviqit, mes dy shteteve nuk mund të ketë kompromis, transmeton lajmi.net.

“Serbët kanë histori të gjatë lufte. Kosova është vendi ku ka lindur Serbia. Kosova është zemra dhe shpirti  ynë. Ne nuk mund të bëjmë kompromis me zemrën, shpirtin dhe vlerat tona”, tha Popoviq për një revistë të Jerusalemit.

Sipas tij, bombardimet e NATO-s ishin faktori kryesor për krijimin e një shteti, që ai thotë se nuk është shtet.

LEXO EDHE: Ja kur pritet të fillojë takimi Thaçi-Vuçiq

Thekson përsri se nuk do ta njohin kurrë Kosovën, dhe nuk do të lejojnë anëtarësimin në OKB.

“Sipas kushtetuës sonë dhe rezolutës 1244 Kosova është territor i Serbisë. Megjithëse SHBA dhe shumë vende të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet. Por Kosova kurrë nuk do të jetë vend i pavarur. Nuk e njohim Kosovën, nuk do ta lejojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, thotë tutje ministri serb.

Në kohën kur Vuçiq vazhdon të bëjë deklarata senzacionale se Kosova nuk po dëshiron dialog, del ky qëndrim i qeverisë serbe pikërisht në ditën kur dy presidentët do të takohen në Bruksel.

Deklarata të tilla nacionaliste ka vazhdimisht nga zyrtarë të lartë serbë.