Ky është zyrtari më i votuar në AAK

Aktuale June 23, 2018 - 22:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri është votuar më së shumti për anëtar të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Votimi për KD të AAK-së është bërë sot në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor i AAK-së.

“Delegatët unanimisht kanë rizgjedhur Ramush Haradinaj kryetar të AAK-së dhe kanë zgjedhur Këshillin Drejtues të AAK-së në përbërje prej 73 anëtarë. Lista e Këshillit Drejtues është kjo në vijim: Besnik Tahiri me 237 vota, Hajdar Sutaj 166…”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Besnik Tahiri, para se të merrte pozitën qeveritare, ka mbajtur pozitën e anëtarit të Kryesisë së AAK-së. Ka udhëhequr edhe Institutin për Qeverisje Lokale.

Tahiri është njëri prej ekspertëve të qeverisjes lokale në Kosovë.  Aktualisht, në kuadër të Qeverisë, ka marrë pozitën udhëheqëse të reformave në administratën shtetërore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin e VIII ka zgjedhur Ramush Haradinajn edhe për një mandat Kryetar partie. /Telegrafi

Image