Hoxhaj: Liberalizimi i pandalshëm, Kosova ka përmbushur kriteret

Aktuale June 23, 2018 - 22:04
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Gjatë Kuvendit Zgjedhor të AAK-së ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se partitë po kalojnë në proceset e zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të këtë zgjedhje të jashtme.

Sipas Hoxhajt liberalizimi i vizave është proces i pandalshëm pasi sipas tij, Kosova i ka plotësuar kriteret, shkruaj Albinfo.ch.

“Liberalizimi është proces i pandalshëm, mos bini pre e ndonjë pesimizmi sepse kriteret i kemi përmbushur. Edhe Brukseli e Komisioni Evropian do ta shpërblejë Kosovën. Mund ta rrisim ekonominë, GDP, numrin e të punësuarve, cilësinë në arsim e shëndetësi. Ne duhet secili që t’i dëshirojmë sukses njëri tjetrit dhe jam këtu që në emër të kryetarit të PDK-së t’i uroj sukses dhe t’i besoni kryetarit Haradinaj. Zgjedhje të jashtme nuk do të ketë, do të kemi mandatin e plotë, na mbetet t’i kryejmë punët e brendshme. Nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën shtet anëtar të BE-së, NATO-s dhe OKB-së”, ka thënë Hoxhaj.