Vazhdon mosfurnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Aktuale June 23, 2018 - 18:30
Lexo detajet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për media kishte njoftuar se për tetë orë sot do të kishte ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës.

“KUR Prishtina” kishte thënë se ndërprerja e ujit do të jetë nga ora 09:00-17:00, megjithatë ende nuk ka furnizim në disa lagje të Prishtinës, kur ka kaluar një orë me tepër se që ishte paralajmëruar.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” por zëdhënësja Arjeta Mjeku ka qenë e paqasshme.

Pa ujë, për shkak të punimeve teknike, kanë mbetur lagjet “Dardania”, “Lakrishte”, “Kalabria” si dhe rruga “Luan Haradinaj” në Pejton.