Aktuale

Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së
23 qershor 2018 • 14 : 25

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.

Haradianj ka thënë se ky projekt nuk është i lehtë dhe e ngarkon me përgjegjësi dhe kandidatura e tij është serioze meqë qeverisin vendin dhe komunat.

“Me krenari e mburrje marrë përgjegjësinë me prijë AAK-në, edhe pse ka përgjegjësi dhe ka punë. Rritja e Aleancës është edhe rritje e Kosovës dhe nuk do të ndalem. Ne kemi punë para vetes për liberalizim, për zhvillim ekonomik dhe me rritje të fuqisë vlerës së qytetarëve me rritje të pagave”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

© zëri.info