Kështu u befasua sot Agim Bahtiri nga familja e tij

Aktuale June 23, 2018 - 14:23
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtim e qeverisjes së qytetit e ka marrë në vitin 2013 për ta vazhduar edhe për një mandat në vitin. Njëra ndër zotime kryesore të tij ka qenë edhe kursimi i buxhetit të komunës, duke përfshirë edhe uljen e shpenzimeve për vetura.

Përderisa kryetarët e komunave dhe qeveritarët blejnë vetura me para të buxhetit të shtetit, Agim Bahtiri sot ka blerë veturë me para të familjes.

Në këto foto të publikuara nga djali i tij në Facebook, shihet se ai ka blerë veturë të re “Range Rover Sport” të prodhuar në vitin 2018.

Në një prononcim të shkurtër për Veriu.info, Bahtiri ka treguar se veturën e ka marrë dhuratë nga familja e tij që jeton në Holandë, katër djemtë dhe dy vajzat, të cilët e kanë surprizuar me këtë dhuratë të çmueshme.

Image

Image